Kinë: Xi viziton epiqendrën e tërmetit të 2008-s, vendos lule për viktimat

2018-02-13 20:42:34 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi të martën kontenë Wenchuan në provincën jugperëndimore Sichuan, epiqendër e tërmetit të madh që ra në vitin 2008, i cili shkaktoi dhjetëra mijë të vdekur.

Presidenti Xi vizitoi rrënojat e një shkolle të mesme, duke vendosur lule në nderim të më shumë se 80 mijë njerëzve që humbën jetën në këtë fatkeqësi.

Mijëra nga viktimat ishin nxënës shkollash.

Mrekulli
Lajmet Kryesore