Kore e Jugut, gjykata dënon mikeshën e ish-presidentes me 20 vjet burg

2018-02-13 19:09:02 CRI Komenti juaj Printoni
Një gjykatë në Korenë e Jugut e ka dënuar Choi Soon Sil-in, mikeshë e vjetër e ish-presidentes Park Geun Hye, me 20 vjet burgim për krime të shumëfishta, duke përfshirë shpërdorimin e pushtetit dhe shantazhin.

Marrëdhënia e Choi-t me Parkun krijoi një skandal që çoi në shkarkimin e ish-presidentes.

Choi Soon Sil u arrestua në nëntor 2016 dhe ndaj saj u paraqitën 18 akuza për korrupsion.

Mrekulli
Lajmet Kryesore