Xi Jinping viziton bazën ushtarake në provincën Sichuan

2018-02-13 09:58:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping vizitoi një bazë ushtarake në provincën Sichuan. Gjatë vizitës ai uroi të gjithë zytarët dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës dhe forcat e armatosura me rastin e Festës së Pranverës.

Presidenti Xi u kërkoi atyre të zbatojnë frymën e Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së dhe të bëjnë përpjekje për të realizuar qëllimin e partisë, atë të arritjes së një ushtrie të fuqishme në epokën e re. Ai kërkoi që ushtria duhet të ndërtojnë veten përmes punës politike dhe të reformojë e të menaxhojë vetveten sipas ligjit. Kryetari Xi Jinping vizitoi qendrën e lëshimit të satelitëve të navigimit "Beidou-3". Ai inspektoi pajisjet dhe qendrën e komandës në vendin e lëshimit.

Xi Jinping zhvilloi gjithashtu një bisedë telefonike me stafin e një stacioni kontrolli të satelitëve në Ishujt Xisha dhe pyeti mbi përgatitjet e ushtarëve për Vitin e Ri kinez. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore