2018-02-06 10:09:24 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri i Kinës Li Keqiang tha se vendi do të vijojë të angazhohet për politikën e reformës dhe hapjes dhe do të ofrojë më shumë lehtësi për specialistët e huaj që të punojnë në Kinë.
Deklarata erdhi pas një diskutimi me mbi 60 specialistët ë huaj në prag të Festës së Pranverës (Vitit të Ri kinez).
Kryeministri Li tha se Kina do të vijojë thellimin e reformave, zbatimin e uljes së taksave dhe heqjen e tarifave administrative si dhe do të krijojë një mjedis të shëndoshë biznesi.
Ai shtoi se Kina do të lehtësojë më tej procesin e vizave, duke përfshirë marrëveshjet e vizave 5 deri 10-vjeçare me shumë hyrje dhe lehtësira për aplikimin e lejeve të përhershme të qëndrimit. (Albana)