Video/  Brexit, BE-ja e Britania do të zhvillojnë bisedime për periudhën tranzitore

2018-01-30 10:58:14 CRI Komenti juaj Printoni

 


Këshilli i ministrave i Bashkimit Europian miratoi të hënën udhëzimin për fillimin e bisedimeve për periudhën tranzitore të Brexit-it, pas propozimit të paraqitur nga Komisioni i BE-së. Kjo do të thotë se BE-ja të zhvillojë bisedime me Britaninë mbi këtë çështje.

Në mbledhjen e ministrave të BE-së të zhvilluar të hënën, përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare përveç Britanisë, miratuan për vetëm dy minuta udhëzimin për fillimin e bisedimeve të periudhës tranzitore të Brexit-it. Ky udhëzim është një dokument shtojcë që udhëzon bisedimet konkrete për Brexit.

Në konferencën e shtypit pas mbledhjes, kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, qartësoi afatin konkret të periudhës tranzitore të Brexit-it:

"Periudha tranzitore do të zgjasë për 21 muaj deri më 31 dhjetor të vitit 2020. Gjatë kësaj periudhe në Britani, do të vijojnë të zbatohen të gjitha rregullat e sistemet e BE-së. Njëkohësisht do të vijojnë të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mbikëqyrjes dhe të zbatimit të ligjit të BE-së nën juridiksionin e Gjykatës Europiane."

Barnier theksoi se gjatë periudhës tranzitore, do të zbatohen në Britani edhe rregullat e reja të hartuara nga BE-ja, sepse në këtë periudhë, vendi do të vazhdojë të marrë pjesë në tregun e përbashkët dhe në bashkimin doganor, duke mbajtur të gjitha përfitimet ekonomike. Por gjatë periudhës tranzitore, Britania nuk lejohet të marrë pjesë në organet vendimmarrëse të BE-së.

Kryenegociatori shtoi se BE-ja ka bërë përgatitje për etapën e dytë të bisedimeve të Brexit-it për marrëdhëniet e ardhshme midis dy palëve dhe u shpreh se dy palët duhet të arrijnë konsensus për disa tema që nuk janë diskutuar në etapën e parë, si është mbrojtja e të dhënave personale, problemi i të drejtave të pronësisë intelektuale etj. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore