Tiranë, prezantohet filmi dokumentar i CRI-së për bashkëpunimin Kinë-Shqipëri

2018-01-26 15:25:45 xinhua Komenti juaj Printoni

Radiotelevizioni Publik Shqiptar dhe Ambasada e Kinës, prezantuan bashkërisht të enjten dokumentarin 'Shqipëria ecën në Rrugën e Mëndafshit', të prodhuar nga CRI Shqip.

Ky film dokumentar i paraqet publikut shqiptar investimet në rritje të kompanive kineze në Shqipëri dhe perspektivën e tyre pozitive.

Përpara shfaqjes së dokumentarit, drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gellçi, vlerësoi dokumentarin e CRI-së dhe e quajti atë "një dëshmi e mundësive të bashkëpunimit dhe të komunikimit në rritje midis Administratës Shtetërore të Radios, Filmit,Televizionit dhe Shtypit e Botimeve të Kinës dhe Radiotelevizionit Shqiptar".

Ndërsa ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, foli për rëndësinë bashkëpunimit kino-shqiptar dhe mundësitë që ofrohen nga rritja e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe.

Filmi dokumentar i prezantuar në mjediset e RTSH-së, afirmon dhe evidenton mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Kinës dhe shansin që kanë të dy vendet për një partneritet strategjik. Ai sjell përvojën pozitive dhe mundësitë që duhen shfrytëzuar.

Vitet e fundit Kina ka treguar në mënyrë shumë të argumentuar se zhvillimi i saj shumëdrejtimesh me ndikime mjaft pozitive mbi ekonominë globale.

Dokumentari, tregon kompanie dhe fushat ku ato kanë investuar, si në transport, nxjerrjen dhe shfrytëzimin e mineraleve, në telekomunikacion dhe në shërbime mbështetëse. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore