Kina vendos të heqë pengesat institucionale përmes reformave

2018-01-24 10:37:40 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet qendrore të Kinës kanë përcaktuar përparësitë e reformave për këtë vit. Një deklaratë zyrtare thotë se do të bëhen përpjekje kryesore për të hequr pengesat institucionale.

Reforma do të përfshijë ndërmarrjet shtetërore dhe asetet publike, sektorët monopol, financat dhe taksat. Gjithashtu në axhendë përfshihet mbrojtja e të drejtave të pronës, rijetëzimi rural, sigurimet shoqërore dhe mbrojtja e mjedisit.

Reformat u njoftuan pas takimit të Grupit Qendror Drejtues për Thellimin e Reformës të Komitetit Qendror të partisë.

Në takim ishte i pranishëm edhe sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping, i bëri thirrje për përparime të reja të reformave.

Ai sugjeroi se reformat duhet të jenë sistematike dhe të koordinuara, për të shënuar përparim në fusha kryesore. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore