Qeveria siriane dënon veprimet ushtarake të Turqisë në Afrin

2018-01-21 10:14:32 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme siriane dënoi të shtunën në një deklaratë operacionin ushtarak të Turqisë në Afrin të Sirisë, duke mohuar që Ankaraja ta ketë njoftuar Damaskun për këtë operacion.

Sipas deklaratës, Afrini është pjesë territoriale e pandashme e Sirisë dhe veprimet ushtarake të Turqisë në këtë rajon janë shkelje e sovranitetit të Sirisë. Pala siriane i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të dënojë Turqinë dhe të marrë masat e nevojshme për të ndaluar veprimet e saj.

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan shpalli të shtunën se trupat turke do të fillonin veprimet ushtarake në Afrin, që ndodhet në pjesën veriore të Sirisë.

Po atë ditë pasdite, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke bëri një deklaratë, ku shpalli fillimin zyrtarisht të operacionit ushtarak "Dega e ullirit". Deklarata e cilëson këtë veprim si një "akt të ligjshëm vetëmbrojtjeje", duke vënë në dukje se Turqia respekton tërësinë territoriale të Sirisë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore