Kina nxit krijimin e organizatave bamirëse për uljen e varfërisë

2018-01-21 09:28:30 CRI Komenti juaj Printoni

Një direktivë e re nga autoritetet kineze bën thirrje për krijimin e më shumë organizatave bamirëse për të ndihmuar në zbutjen e varfërisë.

Autoriteteve vendore në zonat e varfra u është kërkuar të ndihmojnë në lehtësimin e punës së bamirësisë.

Rreth 480 milionë dollarë amerikanë llogaritet se u mblodhën nga fondacionet e bamirësisë për uljen e varfërisë, nga viti 2016 deri në mesin e vitit 2017.

Në Kinë ka më shumë se 200 fondacione bamirësie të regjistruara. Pothuajse gjysma e tyre kanë sponsorizuar ose janë të angazhuara në rreth 550 projekte për zbutjen e varfërisë, duke mbuluar fusha të tilla si arsimi, shëndetësia, zhvillimi industrial, infrastruktura dhe ndihma emergjente.

Autoritetet kineze kanë vendosur objektivin që deri në vitin 2020 askush të mos jetojë nën nivelin zyrtar të varfërisë në Kinë.

Për të arritur këtë objektiv, mesatarisht afro 1 milion veta në muaj duhet të nxirren nga varfëria. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore