Turqia sulmon forcat e armatosura kurde të Sirisë

2018-01-20 10:22:53 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat turke kanë kryer ditët e fundit goditje të rënda me mortaja në Afrin të provincës Alepo në Siri, që ndodhet në kufirin me Turqinë. Sulmet kanë pasur si objektiv forcat e Njësive të Mbrojtjes Popullore të kurdëve të Sirisë, të mbështetura nga ShBA-ja. Njësitë e Mbrojtjes Popullore thanë të premten se do të kundërpërgjigjen.

Edhe zv.ministri i Jashtëm i Sirisë Faisal Mekdad kishte theksuar të enjten se, nëse Turqia kryen agresion ose veprime ushtarake kundër Sirisë, Siria do të kundërpërgjigjet. Nëse pala turke shkel ligjin ndërkombëtar dhe provokon luftë, ky do të jetë një agresion ndaj sovranitetit territorial të Sirisë, u shpreh Mekdad. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore