Mendimet e luftës së ftohtë dëmtojnë zgjidhjen e çështjes së Gadishullit Korean

2018-01-18 10:56:26 CRI Komenti juaj Printoni

Mendimet e luftës së ftohtë do të minojë përpjekjet e përbashkëta për gjetjen e zgjidhjes së duhur për çështjen bërthamore të Gadishullit Korean, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang duke komentuar për takimin e Vankuverit. Ai tha se Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë rifilluar gradualisht dialogun dhe kontaktet, por gjendja në Gadishullin Korean mbetet e ndërlikuar dhe e ndjeshme. Në këto kushte, të gjitha palët duhet të kapërcejnë vështirësitë dhe të angazhohen bashkërisht për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe të bëjnë më shumë përpjekje për të lehtësuar tensionet dhe nxitur dialogun.

"Përvoja ka dëshmuar se presionet dhe sanksionet janë kundërproduktive," tha Lu Kang, duke shtuar se kanali kryesor për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjes bërthamore në Gadishull duhet të vazhdojë të jetë korniza e bisedimeve gjashtëpalëshe dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Në takimin e Vankuverit morën pjesë 20 vende, përjashto Kinën dhe Rusinë. Kjo mbledhje u bashkëorganizua nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja të martën. Në të u bë thirrje për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut me synim që kjo e fundit të heqë përfundimisht dorë nga programi i saj raketor e bërthamor. (Du/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore