Rusi, ekipi i Putinit mbledh nënshkrimet e nevojshme për presidencialet

2018-01-18 19:16:01 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra Qendrore Zgjedhore e presidentit rus Vladimir Putin ka mbledhur rreth 470 mijë nënshkrime nga qytetarë që e mbështetin udhëheqësin të kandidojë për një tjetër mandat.

"Deri më 17 janar, tre rajone kanë sjellë në Zyrën Qendrore Zgjedhore, formularët me nënshkrimet e qytetarëve. Numri i përgjithshëm i nënshkrimeve të grumbulluara është 472 mijë. Nënshkrimet e ardhura nga 16 rajone, 192,237, janë kontrolluar plotësisht. Ne kemi përzgjedhur 143,081 nënshkrime që nuk ngrenë dyshime për t'ia paraqitur Komisionit Qendror Zgjedhor."

Numri i përgjithshëm i nënshkrimeve të mbledhura anembanë vendit për të mbështetur kandidaturën e Putinit, është mbi një milion.

Sipas ligjit, një kandidat i pavarur duhet t'i paraqesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 300 mijë firma votuesish.

Rusët do të shkojnë në votime më 18 mars. Sondazhet thonë se presidenti i tanishëm Vladimir Putin pritet të shënojë një fitore të thellë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore