Gjermani: Numri i azilkërkuesve ulet ndjeshëm në 2017-n

2018-01-17 11:09:34 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i azilkërkuesve në Gjermani ka rënë ndjeshëm në vitin 2017 pas aplikimit të masave të reja nga Berlini për të penguar përpjekjet e refugjatëve për të hyrë në vend, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar mbi 186 mijë vetë u regjistruan në Gjermani si azilkërkues, një shifër në rënie në raport me 280 mijë që ishin në vitin 2016 dhe shumë më e ulët me 890 mijë në vitin 2015.

Partia e Unionit Kristian Social dhe Partisa Socialdemokrate e Gjermanisë në mbledhjen për formimin e kabinetit vendosën që çdo vit numri i pranimit të refugjatëve në Gjermani të jetë 180 mijë deri 220 mijë. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore