Kina do të tërheqë më shumë talente të huaja në vend

2018-01-17 09:53:46 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze njoftuan se po punojnë për të tërhequr më shumë specialistë të huaj.

Zëvendësministri i Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, Zhang Jianguo, tha se përpjekjet e mëparshme për të tërhequr talente të huaja çuan në zhvillimin e zonave të ndryshme të vendit.

"Bazuar në përparësitë e vendit tonë dhe drejtimin novativ në fushën e shkencës, kemi nevojë për personel të kualifikuar që mund të na udhëheqë drejt zhvillimit shkencor dhe të angazhohet në kërkime të përparuara. Kjo mund të na ndihmojë të nxisim zhvillimin në fusha të tilla si materiale të reja, qarqe të integruara dhe të dhëna të mëdha si dhe në projekte që lidhen me avionët e mëdhenj, energjinë bërthamore dhe hekurudhat e trenave të shpejtësisë së lartë".

Në vitet e fundit, Kina ka miratuar një sërë politikash të favorshme për punonjësit e huaj për lejet e punës, vizat dhe lejet e qëndrimit.

Më shumë se 900 mijë të huaj u punësuan në Kinë në vitin 2016, tregojnë disa të dhëna të reja.

Zhang vuri në dukje se ka ende probleme pasi rajonet qendrore dhe perëndimore në Kinë janë ende në pozita të pafavorshme në tërheqjen e talenteve të huaja.

Gjithashtu thuhet se Kina do të përpiqet të ofrojë më shumë lehtësira për talentet e huaja, lidhur me shkollimin e fëmijëve të tyre, kujdesin mjekësor dhe mjedisin e jetesës. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore