Shqipëri, rritja ekonomike në 2017 llogaritet 3.9%

2018-01-16 10:38:14 CRI Komenti juaj Printoni

Ekonomia shqiptare performoi më mirë se parashikimi në vitin 2017, tha të hënën për shtypin ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Ai theksoi se rritja ekonomike e vendit arriti në 3.9 për qind në 2017, duke kaluar parashikimin e Bankës së Shqipërisë institucione ve të tjera ndërkombëtare.

Investimet e huaja direkte në fund të tremujorit të tretë llogariten 676.6 milionë euro (821.1 milionë dollarë amerikanë), duke kontribuar në ekonomi.

Gjatë këtij viti, sipas ministrit parashikohen edhe investime strategjike, si ngritja e Aeroportit të Vlorës, apo disa projekte të rëndësishme në turizëm, që nga ana legale e proceduriale pritet të maturohen në 6 mujorin e parë dhe të fillojnë investimin gjatë fundit të 2018-s apo fillim të 2019-s.

1100 kompani të huaja, janë kompani me shifra më të ulëta që furnizojnë gjenerimin e rritjes organike të investimeve të huaja dhe ekonomisë dhe këto janë gjithmonë në rritje, shtoi ai. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore