Shuhet zjarri nga përplasja e anijes cisternë, shtohet sipërfaqja e naftës së rrjedhur

2018-01-16 10:30:54 CRI Komenti juaj Printoni

Zjarri i madh i shkaktuar pas përplasjes së anijës cisternë "Sanchi" në ujërat e Detit të Kinës Lindore njoftohet se është shuar, por autoritetet e Administratës Shtetërore Oqeanike të Kinës kanë bërë të ditur të hënën se sipërfaqja e rrjedhjes së naftës në det po zgjerohet. Nafta është përhapur në drejtim të veriut në një rreze rreth pesë kilometra.

Sipas Administratës, janë zbuluar njolla të shumta nafte në det dhe sipërfaqja e ndotjes po rritet.

Për shkak të erës dhe rrymave detare, nafta e rrjedhur pritet të shkojë në drejtimin verior.

Administrata Shtetërore Oqeanike është shprehur se do të vazhdojë monitorimin e situatës, do të marrë informacion mbi gjendjen e lëvizjes e të përhapjes së naftës dhe do të bëjë siç duhet vlerësimin e mjedisit ekologjisë ne vendin ku ndodhi incidenti. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore