Shqipëria planifikon të hapë më shumë baza ushtarake për turistët

2018-01-16 10:40:07 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria po planifikon të rijetësojë vendbazimet ushtarake në të gjithë territorin e Shqipërisë duke i hapur ato për turistët, tha të hënën ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në një përpjekje për të tërhequr më shumë turistë dhe për ta bërë më të larmishëm potencialin turistik që ofron Shqipëria, Xhaçka tha se autoritetet e vendit po planifikojnë të hapin më shumë vendbazime ushtarake, disa prej të cilave kanë qenë baza ushtarake sekrete.

Në prill 2017, qeveria shqiptare vendosi ta kthente ishullin jugor të Sazanit në një destinacion turistik gjatë sezonit veror.

Ishulli i Sazanit, një zonë ushtarake e pa banuar, është ishulli më i madh në Shqipëri me një sipërfaqe prej 5.7 km katrorë. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore