Vritet politikani serb i Kosovës Oliver Ivanoviç, Tirana dhe Prishtina e dënojnë aktin

2018-01-16 20:55:45 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësi i partisë "Serbia, Demokracia, Drejtësia" (SDP), Oliver Ivanoviç, u qëllua të martën me armë zjarri para zyrës së tij dhe ndërroi jetë më pas spitalin e Mitrovicës.

Sipas burimeve nga Mitrovica, Ivanoviç ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t'i shpëtuar jetën.

Këto burime bëjnë të ditur se në 'Lagjen e Doktorëve' që gjendet në pjesën veriore të qytetit është gjetur e djegur një veturë e tipit Opel Astra, që dyshohet se sulmuesit e kanë përdorur për t'i bërë atentat Oliver Ivanoviçit.

Autoritetet e Kosovës e dënuan ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç. Një deklaratë thotë se kjo vrasje sfidon sundimin e ligjit dhe çdo përpjekje për të vendosur rendin në gjithë territorin e Kosovës.

Në Tiranë, kryeministri kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar "akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension." Rama shprehet se, "përpjekjet për dialogun e paqen s'duhen ndalur!

Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka dënuar ashpër aktin kriminal të vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Presidenti Meta, shprehu keqardhjen e thellë dhe dënoi ashpër vrasjen e Ivanoviçit. Ai gjithashtu shprehu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të vënë përpara drejtësisë autorët. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore