Programi i inteligjencës artificiale i Alibaba-it ia kalon njeriut

2018-01-16 17:16:25 CRI Komenti juaj Printoni
Programi i inteligjencës artificiale i ndërtuar nga grupi Alibaba ia kaloi njeriit në një provim leximi dhe kuptimi të zhvilluar nga Universiteti i Stanford-it.

Sipas kompanisë kineze, kjo është hera e parë që makinat (robotët) japin rezultate më të larta se qeniet njerëzore.

Shkencëtarët e Alibaba-it e pranojnë se zhvillimi i inteligjencës artificiale do të sjellë humbjen e më shumë vendeve të punës në të ardhmen.

Alibaba-i ka përdorur teknologji të tilla për të ofruar një shërbim më të mirë ndaj klientëve në platformat e tregtisë elektronike. Provimi i leximit i Universitetit të Stanford-it u ndërtua nga mbi 500 artikuj të ndryshëm.

Robotët duke përdorur inteligjencën artificiale u dhanë përgjigje mbi 100 mijë pyetjeve, duke vënë në provë aftësinë e tyre për të përpunuar më shumë informacion. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore