Xi dhe Trumpi bisedojnë në telefon çështje tregtare dhe të Gadishullit Korean

2018-01-16 17:05:39 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, biseduan të martën në telefon mbi çështje që lidhen me tregtinë dypalëshe dhe gjendjen në Gadishullin Korean.

Udhëheqësi kinez u bëri thirrje të dyja palëve për të gjetur masa të reja dhe konstruktive për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje ekonomike e tregtare, si dhe të hapin më tej tregjet për njëri-tjetrin.

Nga ana e tij, presidenti Trump vlerësoi marrëdhëniet me Kinën dhe shprehu dëshirën për vazhdimin e përpjekjeve për të zgjeruar lidhjet dhe bashkëpunimin dypalësh në nivele të ndryshme.

Në të njëjtën kohë, Trumpi vlerësoi rolin e Kinës për zgjedhjen e çështjes së Gadishullit Korean.

Të dy udhëheqësit premtuan të mbajnë kontakte të ngushta mbi këto çështje. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore