Shqipëri: Ambasada kineze organizon mbledhjen promovuese mbi Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës

2018-01-15 17:04:36 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasada e Kinës në Shqipëri organizoi të premten e kaluar një mbledhje promovuese për Ekspozitën e 1-rë Ndërkombëtare të Importit të Kinës.

Ambasadorja Jiang Yu i njohu të pranishmit, përfaqësues të organeve përkatëse qeveritare të Shqipërisë dhe të kompanive shqiptare, me këtë ekspozitë, duke shpallur së bashku me palën shqiptare fillimin e punës përgatitore mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë ekspozitë.

Në mbledhje ishin të pranishëm mbi 30 përfaqësues të palës shqiptare, si drejtorja e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve Brisida Shehaj, zv.ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Hajrulla Çeku, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, drejtori i Drejtorisë të Diplomacisë Ekonomike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, drejtori i Drejtorisë së Politikave të Ministrisë së Bujqësisë, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, drejtori i Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal, sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe të Industrisë, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm, kryetarja e Shoqatës së Turizmit, kryetari i Shoqatës "Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë", kryetarja e Shoqatës së Vajit të Ullirit, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë Shqipëri-Kinë, kryetari i Shoqatës Kulturore "Alb-China", përfaqësues të kompanive shqiptare në fushat e turizmit, bujqësisë etj.

Ambasadorja Jiang Yu foli në fillim lidhur me sfondin dhe rëndësinë e organizimit të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës. Znj. Jiang u shpreh se organizimi i kësaj ekspozite është një vendim i rëndësishëm i shpallur nga presidenti Xi Jinping në Forumin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për "Një Brez, Një Rrugë". Është një rast i rrallë që një vend në zhvillim si Kina zhvillon një ekspozitë importi, që do të krijojë raste të reja për shtimin e eksporteve të vendeve të ndryshme në Kinë, si edhe do të ofrojë një platformë për zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare dhe ndarjen e mundësive të bashkëpunimit tregtar midis vendeve të ndryshme. Kjo tregon dëshirën e sinqertë të Kinës për hapjes e tregut të saj ndaj botës dhe përgjegjësinë e Kinës për nxitjen e globalizmit ekonomik, vuri në dukje ambasadorja Jiang. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore