Macron: Palët duhet të respektojnë marrëveshjen bërthamore të Iranit

2018-01-15 10:50:23 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për çështjen bërthamore të Iranit, njoftoi të shtunën presidenca franceze.

Gjatë telefonatës, Macron ritheksoi rëndësinë e respektimit nga palët e ndryshme të marrëveshjes së bërthamore të Iranit.

Sipas komunikatës, Macron-i dhe Netanjahu vunë në dukje se programi raketor i Iranit dhe veprimet e tij në rajon duhet të zgjidhen sipas propozimit të Francës shtatorin e kaluar. Në atë kohë, Macron tha gjatë konferencës së OKB-së mbajtur në selinë e përgjithshme në Nju-Jork se mosrespektimi i marrëveshjes së gjithanshme bërthamore të Iranit është një veprim i papërgjegjshëm.

Javën e kaluar, presidenti i ShBA-së Donald Trump kërkoi nga Kongresi dhe vendet e tjera një forcim të kushteve të kësaj marrëveshjeje, me synim modifikimin e saj, duke shtuar masat kundër sistemit raketor të Teheranit. Trump dha ultimatum se nëse nuk përmbushen kërkesat, Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore