ShBA, rifillon zbatimi i programit DACA për shtyrjen e riatdhesimit të të miturve

2018-01-15 10:39:39 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtoria e Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit e ShBA-së shpalli të shtunën se, sipas urdhrit të gjykatës federale, do të rifillojë shqyrtimin e kërkesave të emigrantëve të mitur të paligjshëm për shtyrjen e riatdhesimit.

Drejtoria e publikoi njoftimin në uebsajtin e saj, duke theksuar se procesi i pranimit do të vazhdojë mbi bazën e dispozitave të të ashtuquajturit program DACA deri në një njoftim të mëvonshëm.

Programi DACA, i shpallur nga qeveria e Obamës, u mundësonte emigrantëve të paligjshëm nën moshën 16-vjeçare që kishin hyrë në ShBA para vitit 2007 që të shtynin për një periudhë dyvjeçare riatdhesimin dhe mund të kërkonin më pas rinovimin e shtyrjes. Gjatë këtyre dy vjetëve, ata mund të jetonin e të punonin në mënyrë të ligjshme, duke pasur edhe sigurime shoqërore. Grupi i përfituesve nga programi përbëhet nga afro 800 mijë veta, kryesisht hispanikë.

Shtatorin e vjetshëm qeveria e Trump-t shpalli anulimin e këtij programi, por javën e kaluar një gjykatës federal në San Francisco vendosi vazhdimin e programit në mbarë vendin deri në zgjidhjen e problemeve ligjore nga administrata e Trump-it. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore