Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së paraqet përparësitë për 2018-n

2018-01-13 11:51:54 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Miroslav Lajcak, përvijoi prioritetet e tij për vitin 2018 gjatë një takimi të OKB-së.

Ai u shpreh se parandalimi i konflikteve, partneriteti, financimi dhe integrimi do të jenë fokusi kryesor i Asamblesë së Përgjithshme për këtë vit.

Lajcak-u paralajmëroi se marrëdhëniet shumëpalëshe në përgjithësi janë nën kërcënim.

Ai vuri në dukje se OKB-ja ka miratuar rreth 250 rezoluta të ndryshme që kur ai mori përsipër presidencën e Asamblesë.

Diplomati sllovak filloi mandatin e tij një vjeçar në shtator, pasi u zgjodh president gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në maj. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore