Ligjvënësit rusë miratojnë leximin e parë të projektligjit për mediat e huaja

2018-01-13 11:51:06 CRI Komenti juaj Printoni

Dhoma e ulët e parlamentit rus miratoi leximin e parë të një projektligji që vendos kufizime ndaj mediave të huaja në Rusi.

Projektligji i propozuar i lejon autoriteve që të regjistrojnë disa media si agjentë të huaj në vend.

Çdo media e emërtuar si agjent i huaj do të ketë një muaj kohë për të ngritur një degë ruse për të shpërndarë produktet e saj dhe për të informuar klientët se materialet vijnë nga një agjent i huaj.

Projektligji i ri gjithashtu i jep autoriteteve ruse të drejtën për të kërkuar korrigjime dhe për të bllokuar mediat nësë ato korrigjime nuk bëhen.

Për tu kthyer në ligj, projektligji duhet të kalojë edhe dy faza të tjera leximi në Dhomën e Ulët të parlamentit, të miratohet nga Dhoma e Lartë e parlamentit dhe më pas të firmoset nga presidenti Vladimir Putin.

Në muajin nëntor të vitit të shkuar, Putin miratoi një ligj që i jep qeverisë të drejtën për t'i kategorizuar mediat në Rusi të financuara nga jashtë si "agjentë të huaj".

Kjo ndodhi pasi televizioni shtetëror rus RT për Amerikën u detyrua nga autoritetet amerikane të regjistrohej si agjent i huaj në Shtetet e Bashkuara.

Mrekulli
Lajmet Kryesore