Pekin, zhvillohet pritja e Vitit të Ri për gazetarët e huaj

2018-01-13 10:54:47 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Kinës dhe Bashkia e Pekinit zhvilluan sëbashku ditën e premte një pritje për gazetarët e huaj me rastin e Vitit të Ri 2018.

Asistenti i ministrit të Jashtëm të Kinës, Qin Gang, tha në fjalimin e tij se 2017-a ishte një vit i jashtëzakonshëm për Kinën. Në këtë vit, u zhvillua me sukses kongresi i 19-të i Partisë Komuniste Kineze, ku u hartuan planet e zhvillimit për Kinën, duke paraqitur objektivat dhe detyrat. Kjo simbolizon që socializmi me karakteristika kineze është futur në një epokë të re. Ndërkohë, Kina i ka bërë thirrje tërë botës që të krijohen marrëdhënie ndërkombëtare të një lloji të ri dhe të një komuniteti të fateve të përbashkëta të njerëzimit. Ekonomia kineze ka patur rritje të vazhdueshme, niveli i GDP-së ka shënuar mbi 80 trilionë juanë dhe mbi 10 milionë persona në zonat rurale kanë dalë nga varfëria. Ekonomia kineze ka dhënë kontribut për një të tretat e ekonomisë globale, duke luajtur një rol gjithnjë e më të qëndrueshëm për ekonominë e botës.

Qin Gang u shpreh që 2018-ta është viti i parë i zbatimit të frymës së Kongresit të 19-të të PKK-së, si edhe 40 vjetori i reformës dhe hapjes të Kinës. Misioni i përgjithshëm i këtij viti është zbatimi dhe nxitja. Kina do të paraqesë një atmosferë të re, veprime të reja si dhe përgjegjësi të reja. Këtë vit, Kina do të zbatojë deri në fund reformën dhe do të nxisë më tej hapjen.

"Zhvillimi i qëndrueshëm i Kinës është një kontribut për botën. Arritjet e mëdha nga reformat dhe hapja janë lidhur ngushtë me bashkëpunimin me vende të tjera të botës. Në epokën e re, Kina ka përgjegjësi dhe aftësi të ndajë mundësitë e zhvillimit me vendet e tjera," theksoi Qin Gang.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore