Zgjerimi i kredisë, sipërmarrja i rikthehet investimeve

2018-01-13 09:06:46 CRI Komenti juaj Printoni
Investim në ekonomi dhe tregu i pasurive të paluajtshme po njeh një perspektivë zhvillimi bashkëkohor në vendin tonë, nxitur nga mundësitë e financimit që po stimulojnë sistemi bankar përmes kredisë afatgjatë.

Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, (AAB) kreditë afatgjata, me maturim më të gjatë se pesë vjet, në nëntor 2017 arritën në afro 293 miliardë lekë, nga 269 miliardë lekë që ishin në fillim të vitit.

Dhënia e më shumë kredive afatgjata tregon se bankat kanë mbështetur më shumë projekte të reja investimi duke rikthyer sipërmarrjen në çeljen e aktiviteteve të reja. Portofoli i kredive afatgjata për biznesin ka arritur në 153 miliardë lekë, në rritje me 15 miliardë lekë që nga fillimi vitit.

Rritja e këtij treguesi është në vetvete një sinjal pozitiv jo vetëm për likujditetin financiar të tregut por edhe gjallërimin e ekonomisë së vendit, të investimeve, konsumit e shërbimeve.

Sipas ekspertëve bankar, ky tregues pozitiv i kreditimit dëshmon që bankat janë të gatshme të marrin përsipër financimin në horizonte të gjata kohore, favorizuar nga investime të qëndrueshme e me impakt në rritjen e të ardhurave. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore