Kina shpreh shqetësim ndaj kufizimeve të ShBA-së mbi investimet kineze

2018-01-12 10:46:55 CRI Komenti juaj Printoni

Kina shprehu të enjten shqetësimin e saj ndaj kufizimeve të vendosura nga ShBA-ja mbi investimet kineze, për arsye të "sigurisë kombëtare".

Qeveria amerikane ka bllokuar blerjen nga kompania "Ant Financial" pranë Grupit "Alibaba" të kompanisë amerikane "MoneyGram", pas një hetimi lidhur me të ashtuquajturën "siguri kombëtare" ndaj kompanisë kineze.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng theksoi të enjten:

"Ne nuk kundështojmë zhvillimin nga vendet përkatëse të hetimeve normale lidhur me sigurinë ndaj investimeve të huaja, por shprehim shqetësim për vendosjen e 'dyerve të xhamta' dhe 'dyerve me sustë' ndaj investimeve të huaja për arsye të 'sigurisë kombëtare'".

Në shtatorin e vjetshëm, po për arsye të "sigurisë kombëtare", qeveria amerikane nuk lejoi blerjen nga një kompani me një pjesë investimesh kineze të kompanisë amerikane të gjysmëpërcjellësve "Lattice". (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore