Kryeministri Li Keqiang zhvillon bisedime me homologun e Kamboxhias Hun Sen

2018-01-12 10:43:58 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang u takua të enjten me homologun e tij kamboxhian Hun Sen në Phnom Penh. Li shprehu dëshirën për ndërtimin e një komuniteti fatesh të përbashkët të njerëzimit, në përvjetorin e 60-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve.

"Kina dëshiron të forcojë komunikimin e nivelit të lartë me palën kamboxhiane, duke thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, ndërkohë do të ofrojë ndihmë për zhvillimin e ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve".

Kryeministri komboxhian Hun Sen e përshëndeti vizitën e kryeministrit Li Keqiang me rastin e 60-vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve dhe tha se shpreson se vizita e udhëheqësit kinez do të forcojë miqësisë tradicionale midis të dy vendeve dhe thellimin e partneritetit strategjik të nivelit të lartë.

Pas takimit, kryeministrat Li Keqiang dhe Hun Sen ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të 19 marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh në fushën politike, tregtare, shëndetësore, pyjore, bujqësore dhe humanitare. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore