Kina kundërshton projektligjet amerikane mbi Tajvanin

2018-01-12 10:42:38 CRI Komenti juaj Printoni

Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së miratoi një projektligj që lidhet me Tajvanin, duke shkelur rëndë politikën e 'një Kine' dhe parimet e 'Tre komunikatave të përbashkëta' midis Kinës dhe SHBA-së.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Lu Kang, tha të enjten se kjo është ndërhyje në punët e brendshme të Kinës.

'Pala kineze shpreh kundërshtimin e vendosur, tha Lu, ndërsa shtoi se Pekini e nxit Uashingtonin të respektojë politikën 'e një Kine dhe parimet e 'Tre komunikatave', për të trajtuar në mënyrë serioze problemin e Tajvanit.

'ShBA-ja nuk duhet të ketë asnjë kontakt apo takim zyrtar dhe të mos u lëshojë asnjë sinjal të gabuar forcave separatiste për "pavarësinë e Tajvanit", por të mbrojë me veprime konkrete gjendjen e përgjithshme të marrëdhënieve midis Kinës dhe ShBA-së dhe bashkëpunimin dypalësh në çështjet ndërkombëtare," tha zëdhënësi. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore