Kina forcon bashkëpunimin me pesë vende të Azisë Juglindore

2018-01-11 10:22:40 CRI Komenti juaj Printoni

Takimi i dytë i liderëve të gjashtë vendeve përgjatë rrjedhës së lumenjve Lancang-Mekong u zhvillua të mërkurën në Penon Pen të Kamboxhias. Në takimin e bashkëdrejtuar nga kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij kamboxhian Hun Sen, morën pjesë edhe krerët e qeverive të Laosit, Tajlandës, Vietnamit dhe zv./presidenti i Mianmarit, U Myint Swe.

 

Në fjalimin e rastit, kryeministri Li vuri në dukje se korniza e bashkëpunimit Langcang-Mekong është mekanizëmi i parë nën-rajonal i krijuar bashkërisht nga gjashtë vende, si edhe një platformë e rëndësishme për konsultimet mbi ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë". Sipas tij, korniza Langcang-Mekong është bërë një ndër mekanizmat më me gjallëri dhe më frytdhënëse të rajonit.

Liderët pjesëmarrës vlerësuan propozimet e Kinës mbi interesat afatgjata të vendeve rajonale dhe e falënderuan ndihmat e palës kineze për zhvillimin e tyre. Ata theksuan se kjo kornizë ka perspektivë të ndritur për zgjerimin e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella si dhe do t'i shërbejë ruajtjes së fqinjësisë së mirë. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore