Trump thotë se ShBA-ja mund t'i "rikthehet" Marrëveshjes së Parisit

2018-01-11 09:47:49 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha të mërkurën se Uashingtoni mund të "rihyjë" në marrëveshjen globale të Parisit për klimën, nga e cila ai njoftoi tërheqjen vitin e kaluar.

Trump këmbëngul se 'Marrëveshja e Parisit', të cilën bashkësia ndërkombëtare e nënshkroi në vitin 2015 me qëllim luftimin e ndryshimeve klimatike duke kufizuar rritjen globale të temperaturës deri në dy gradë Celsius, ishte "një marrëveshje e keqe" dhe "shumë e padrejtë" ndaj Shteteve të Bashkuara.

Vendimi i Trumpit në qershor të vitit të kaluar për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja globale historike ka ndezur një valë zemërimi dhe tronditje brenda vendit dhe gjithashtu jashtë tij. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore