BB-ja ngre parashikimin për rritjen ekonomike globale sivjet në 3.1%

2018-01-10 10:22:14 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Botërore e ngriti të martën në 3.1 për qind parashikimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2018, duke vënë në dukje se ekonomia në përgjithësi po rimëkëmbet në tërë botën.

Parashikimi i tanishëm është 0.2 pikë përqindjeje më i lartë se ai i qershorit të vjetshëm.

Banka Botërore vuri në dukje gjithashtu se 2018-a pritet të jetë viti i parë që nga fillimi i krizës financiare, që ekonomia globale do të funksionojë me - ose pothuajse me - kapacitet të plotë. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore