Siri, rebelët sulmojnë me dron bazat ushtarake ruse

2018-01-09 10:17:47 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë njoftoi të hënën se forcat rebele në Siri kanë organizuar sulme kolektive ndaj bazave ushtarake të Rusisë në Hmeymim e Tartûs të Sirisë. Sipas ministrisë, sulmi filloi mbrëmjen e 5 janarit dhe u krye me dronë që mbanin lëndë shpërthyese. Të gjithë dronët u rrëzuan ose u kontrolluan nga trupat ruse, ndërsa nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.

Sipas burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, 13 dronë të pajisur me baroceptor e elevator dhe të kontrolluar me teknologjinë GPS. Ndërkohë, siguresat e lëndëve shpërthyese të mbajtura nga dronët tregojnë se origjina e tyre nuk është Siria, por vende të tjera.

Pala ruse po heton se si këto pajisje të teknologjisë së lartë ranë në duart e rebelëve si dhe origjinën e lëndëve shpërthyese. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore