IOM, 64 imigrantë mbyten në brigjet libiane

2018-01-09 09:50:27 CRI Komenti juaj Printoni

 

Të paktën 64 veta besohet të jenë mbytur pas fundosjes së një gomoneje me imigrantë dhe refugjatë në brigjet veriore të Libisë.

Raportohet se gomonia kishte në bord 150 veta.

86 imigrantë dhe refugjatë u shpëtuan, ndërsa ekipet e shpëtimit të marinës dhe Rojës Bregdetare italiane gjetën tetë trupa pa jetë gjatë kërkimeve në det.

Incidenti që përfshiu anijen e mbushur me imigrantë është i pari për vitin 2018.

Sipas UNHCR-së, Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, rreth 3 mijë imigrantë humbën jetën në vitin 2017 pasi tentuan të kalonin Mesdheun. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore