Rriten eksportet drejt Kinës

2018-01-05 10:06:45 CRI Komenti juaj Printoni

Eksportet shqiptare drejt Kinës shënuan një rritje të ndjeshme gjatë 11-mujorit të vitit 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë periudhës janar-nëntor 2017 eksportet arritën në vlerën e 8 miliardë lekëve, ndërsa në janar-nëntor të 2016 vlera e eksporteve ishte 6.1 miliardë lekë.

Ndërsa importet, bëhet e ditur nga statistikat, llogariten 44.2 miliardë lekë, me një ulje prej 2.8%, krahasuar me janar-nëntor të vitit 2016, kur u importuan 45.5 miliardë lekë mallra.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, 6.2% e vëllimit tregtar në 11 muajt e 2017-s u krye me Kinën.

Referuar strukturës së mallrave, nga Kina importohen makineri, pajisje, pjesë këmbimi, materiale ndërtimi, metale, si dhe tekstile dhe këpucë. Ndërsa eksportohen kryesisht minerale. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore