Palestina: Jerusalemi nuk është "mall për shitje"

2018-01-04 10:59:00 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet palestineze kanë dënuar planet e ShBA-së për ndërprerjen e ndihmës ndaj palës palestineze për ta detyruar atë të rikthehet në bisedimet paqësore, duke theksuar se Jerusalemi nuk mund të përdoret si "mall këmbimi".

Të martën, presidenti i ShBA-së Donald Trump u shpreh në "Twitter": "Ne u japim palestinezëve qindra milionë dollarë në vit, por nuk marrim ndonjë falënderim ose respekt (...) Nëse palestinezët nuk dëshirojnë të bisedojnë për paqen, pse duhet t'u japim kaq shumë para në të ardhmen?"

Në përgjigje të këtyre komenteve, zëdhënësi i Presidencës palestineze Nabil Abu Rdainah u shpreh në një komunikatë për shtyp: "Jerusalemi dhe shenjtëria të tij nuk janë mall për shitje, as me ar dhe as me argjend."

Rdainah theksoi se bisedimet paqësore dhe paqja e vërtetë duhet të mbështeten mbi bazën e "ligjshmërisë". Ai tha se nëse ShBA-ja u kushton rëndësi interesave të Lindjes së Mesme, duhet të respektojë parimet përkatëse të Këshillit të Sigurimit dhe të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përndryshe problemet në këtë rajon do të përkeqësohen. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore