Pakistani miraton përdorimin e RMB-së në tregtinë dypalëshe me Kinën

2018-01-04 10:22:36 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Qendrore e Pakistanit miratoi përdorimin e monedhës kineze RMB në tregtinë dypalëshe me Kinën.

Përdorimi i RMB-së nënkupton që monedha kineze mund të zëvendësojë dollarin amerikan në transaksionet dypalëshe, në lidhje me ndërtimin e Korridorit Ekonomik që lidh dy vendet.

Pakistani do të ketë tani mundësinë të paguajë me RMB për importet nga Kina dhe kompanitë kineze që investojnë në Pakistan mund të sjellin fonde dhe marrin fitime në RMB.

Në një deklaratë, Banka Qendrore e Pakistanit deklaroi se ky vendim do të sjellë përfitime afatgjata për dy vendet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore