2018-01-02 20:33:49 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani, akuzoi Arabinë Saudite, ShBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar si nxitësit kryesorë të protestave të fundit kundër qeverisë.
Ai theksoi se këto vende qëndrojnë pas fushatave të rrjeteve shoqërore që nxisin protestat e vazhdueshme në Iran.
Sipas analizës së qeverisë iraniane, rreth 30 për qind e hashtag-eve të reja mbi Iranin në të gjitha rrjetet shoqërore janë fabrikuar nga qeveria saudite.
Zyrtari Shamkhani shtoi se shpreson që protestat do të përfundojnë brenda pak ditësh.
Të paktën 7 civilë dhe një oficer policie mbetën të vrarë gjatë protestave kundër politikave ekonomike të qeverisë, përfshi rritjen e çmimeve. (Haris)