Udhëheqësit botërorë japin mesazhe për Vitin e Ri

2018-01-01 10:36:48 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i dha botës një "alarm të kuq" në deklaratën e tij të Vitit të Ri 2018 ku paralajmëroi thellim të konflikteve dhe ngriti shqetësimin rreth armëve bërthamore.

Guterres gjithashtu u bëri thirrje vendeve në mbarë botën për më shumë bashkëpunim.

"Unë me të vërtetë besoj se mund ta bëjmë botën një vend më të sigurt për të gjithë. Ne mund të zgjidhim konfliktet, të lëmë pas urrejtjen dhe të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta, por ne mund ta bëjmë këtë vetëm duke qenë të bashkuar. U bëj thirrje udhëheqësve kudo në botë që të zbatojnë këtë rezolutë për Vitin e Ri: të minimizojnë hendeqet midis tyre, të krijojnë ura lidhëse për përçarjet, të rindërtojnë besimin duke i bashkuar njerëzit me njëri tjetrin nëpërmjet qëllimeve të përbashkëta. Harmonia është rruga e duhur, e ardhmja jonë varet nga ajo. Ju uroj paqe dhe shëndet për vitin 2018. Faleminderit".

Presidenti rus, Vladimir Putin, në fjalimin e tij televiziv të fundvitit ditën e dielë, i uroi rusëve sukses, mirëqenie dhe paqe për Vitin e Ri.

Putin tha se dashuria e pakushtëzuar ndaj vendit ka ndihmuar për ta mbajtur atë të bashkuar.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në mesazhin e saj të Vitit të Ri u zotua për të formuar një qeveri të qëndrueshme dhe për të bashkëpunuar me Francën në avancimin e procesit të integrimit evropian në vitin 2018-ë.

Merkel tha se vendet anëtare të BE-së kanë nevojë më shumë se kurrë të qëndrojnë së bashku si një komunitet i vetëm.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha në mesazhin e saj për këtë fundvit se suksesi i "Brexit" në vitin 2018-ë nuk do të jetë kufiri i ambicjeve të Britanisë së Madhe.

May u shpreh se negociatat me BE-në për largimin e saj nga Unioni, do të çojnë përpara në çështjet jetike të tregtisë dhe sigurisë në Vitin e Ri.

Ndërkohë, festimet e njohura si hedhja e fishekzjarreve dhe numërimi mbrapsht për të mirëpritur Vitin e Ri, janë zhvilluar dhe festuar në mbarë botën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore