Penian, nuk ndryshon forcimin i aftësive bërthamore e raketore

2017-12-31 09:58:54 xinhua Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut tha se vendi asnjëherë nuk do të ndryshojë politikën e saj për zhvillimin e aftësive bërthamore dhe raketore si një mjet për të kundërshtuar kërcënimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Agjencia Zyrtare Koreane e Lajmeve në një raport të saj akuzon Shtetet e Bashkuara se janë fajtore për tensionin e rrezikshëm në gadishullin Korean.

Koreja e Veriut këtë vit testoi një bombë me hidrogjen dhe raketa balistike duke përfshirë edhe tre raketa balistike ndërkontinentale, veprime të cilat u sanksionuan nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

"Hwasong 15" i testuar muajin e kaluar nga Koreja e Veriut, besohet se është në gjendje për të goditur të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara.

Mrekulli
Lajmet Kryesore