Nju Jork, zjarri vdekjeprurës filloi nga fëmija që lozte me sobën

2017-12-30 11:45:54 xinhua Komenti juaj Printoni

Një zjarr shkatërrues vrau 12 vetë dhe plagosi shumë të tjerë në Nju Jork.

Zjarri shpërtheu herët në mbrëmje në një ndërtesë pesëkatëshe në lagjen e Bronksit.

Sipas raporteve të mediave lokale, ndër personat që humbën jetën janë edhe katër fëmijë, ndërsa katër të tjerët ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Besohet se zjarri është nisur nga një fëmijë që lozte me një sobë me korent.

Autoritetet thonë se djali 3-vjeçar ishte lënë vetëm në kuzhinë, larg kujdesit të të rriturve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore