Turqi-Rusi, lidhet kontrata për sistemin raketor S-400

2017-12-30 10:25:36 xinhua Komenti juaj Printoni
Turqia dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje huaje për blerjen e një sistemi të avancuar të mbrojtjes ajrore, S-400, me vlerë 2.5 miliardë dollarë amerikanë.

Sipas marrëveshjes, Rusia do t'i sigurojë Turqisë katër njësi sistemit anti-ajror të raketave S-400.

Turqia do të paguajë 45 për qind të kostos ndërsa Moska do të siguriojë kredi për të mbuluar pjesën e mbetur prej 55 për qind.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se Turqia do të huazojë kredinë në monedhën ruse (rublën), në vend të dollarit amerikan, kështu që borxhi do të jetë më i lirë për Ankaranë.

Dërgesa e parë e sistemit të raketave S-400 është planifikuar për në mars të 2020-ës.

Turqia është shteti i parë anëtar i NATO-s që bën një marrëveshje të tillë për blerjen e sistemit raketor S-400.

Mrekulli
Lajmet Kryesore