Islandë, shtëpi "flluska" për të parë agimin polar

2017-12-25 20:14:10 CRI Komenti juaj Printoni

Sektori i turizmit i Islandës po përdor mënyra të reja për të tërhequr turistët, një nga të cilat janë shtëpitë "flluska" të tejdukshme.

Një grup prej nëntë shtëpish të tilla në një zonë pyjore ofrojnë një përvojë të re e të veçantë.

Këto shtëpi ofrojnë një pamje 360 gradë të natyrës në veri të Islandës, jo shumë larg Arktikut.

Sigridur Sigurfinnsdottir-i është pronarja e këtyre shtëpive, të ngritura në një fermë për rritjen e gjedhit.

Ajo thotë se ideja për krijimin e shtëpive erdhi nga një banor i zonës, i cili shumë vite më parë punonte në fermën e saj:

"Pra, në fillim ishte një i ri që punoi këtu në fermën tonë për 15 vjet dhe banonte shumë afër. Ai punonte si traktorist në ara, ja këtu pranë, dhe ne nuk mund ta përfytyronim që kjo do të ndodhte brenda disa vitesh. Kjo ishte një fushë dhe ne filluam mbjelljen e pemëve 28 vjet më parë. Dhe dy vjet më parë ai u kthye dhe na pyeti: 'A doni të jeni pjesë e kësaj aventure? Të përpiqeni për të krijuar një 'flluskë'.' Ne nuk e menduam të ndërtonim nëntë 'flluska' në atë kohë, fare. Por me e filluam, e provuam, dhe kjo është ajo që shikoni tani. "

Amanda Amberg-u ka ardhur këtu me të shoqin nga shteti verior i Montanës në ShBA:

"Ne pamë një ditë në 'Pinterest' këtë 'flluskë' dhe vendosëm që një ditë të vinim. Menduam se tani ishte koha e përkryer për të parë agimin polar".

Një kompani ndërtimi vendore ka në plan ta zgjerojë konceptin e nëntë "flluskave" të fermës sot në të gjithë bregdetin jugor të Islandës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore