Trump shënon fitoren e parë legjislative

2017-12-23 10:22:34 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi ligjin e ri për taksat, duke shënuar fitoren e tij të parë legjislative që pas marrjes së detyrës.

Ligji shkurton taksat e korporatave, taksat që paguajnë punonjësit amerikanë, i vë një kufi nivelit të reduktimit të taksave dhe e rrit borxhin kombëtar me të paktën 1 trilion dollarë gjatë një dekade.

Legjislacioni i ri gjithashtu shfuqizon pjesërisht ligjin e kujdesit shëndetësor të ish-presidentit Obama. Si rrjedhojë, gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm do të ketë rreth 13 milionë më pak amerikanë me sigurime shëndetësore, sipas Zyrës Buxhetore të Kongresit.

Ky është rishikimi më i madh në SHBA për uljen e taksave që nga viti 1986. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore