Spanjë, partitë separatiste fitojnë zgjedhjet legjislative në Katalonjë

2017-12-22 10:29:45 CRI Komenti juaj Printoni
Partitë separatiste të rajonit spanjoll të Katalonjës pritet të fitojnë një shumicë absolute në zgjedhjet rajonale, njoftuan të enjten mediat vendore, pas referendumit për pavarësi nga Spanja që shkaktoi një krizë të thellë politike.

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga "Godo media group", tre partitë politike që përbëjnë krahun separatist në parlamentin katalanas pritet të fitojnë gjithsej 71 vende, ndërkohë që shumica absolute arrihet me 68 deputetë.

Partia e majtë pro pavarësisë, ERC-ja, e drejtuar nga Oriol Junqueras pritet të fitojë 34-36 vende, ndërkohë që kundërshtarët e tyre, Partia Popullore (PP), mund të fitojë 34-37 vende.

Partia e drejtuar nga presidenti i shkarkuar rajonal, Carles Puigdemont, "JuntsxCat" zuri vendin e tretë dhe pritet të marrë 28-29 deputetë.

Zgjedhjet rajonale që u zhvilluan të enjten ishin shpallur në fund të tetorit nga qeveria qendrore e drejtuar nga kryeministri Mariano Rajoy, si pjesë e masave ndëshkuese të Madridit, pasi Parlamenti katalanas shpalli pavarësinë nga Spanja. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore