BE-ja zgjat për gjashtë muaj sanksionet ndaj Rusisë

2017-12-22 10:24:37 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Evropian zgjati zyrtarisht për gjashtë muaj të tjerë sanksionet ekonomike mbi sektorë të veçantë të ekonomisë ruse, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga Moska se kjo do të përkeqësonte marrëdhëniet.

Sanksionet kufizojnë hyrjen në tregjet parësore dhe dytësore të BE-së ndaj pesë institucioneve financiare që zotërohen në shumicë nga shteti rus, dhe të filialeve të tyre të krijuara jashtë BE-së, si edhe tre kompanive kryesore ruse të energjetikës dhe mbrojtjes.

Gjithashtu do të vazhdojë ndalimi i import-eksportit të armëve, si edhe eksporti i mallrave me përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak në Rusi.

Sanksionet gjithashtu kufizojnë qasjen e Rusisë në disa teknologji dhe shërbime sensitive që mund të përdoren për prodhimin dhe eksplorimin e naftës.

Moska ka shprehur vazhdimisht "keqardhjen e thellë" për sanksionet e BE-së, duke paralajmëruar se ka të drejtën për t'u kundërpërgjigjur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore