"British Airways" i kërkon qeverisë britanike të lehtësojë sistemin e vizave me Kinën

2017-12-21 17:47:06 CRI Komenti juaj Printoni

Kryezyrtari ekzekutiv i kompanisë ajrore "British Airways" Alex Cruz i ka bërë thirrje qeverisë britanike të lehtësojë kufizimet e vizave për udhëtarët kinezë.

Gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje për ndarjen e kodit të fluturimit mes "British Airways" dhe "China Southern",

Cruz u shpreh gjithashtu se është e nevojshme të merren masa urgjente për politikën e vizave, duke e bërë më të lehtë për bizneset dhe turistët kinezë të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai theksoi se lidhjet në rritje të biznesit dhe turizmit midis dy vendeve do të jenë edhe më të rëndësishme pas "Brexit".

Mrekulli
Lajmet Kryesore