Putini falënderon Trumpin për njoftimin e CIA-s për sulmin terrorist

2017-12-18 10:17:34 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus, Vladimir Putin falënderoi në telefon homologun e tij amerikan, Donald Trump për informacionet që CIA i kaloi Rusisë, të cilat mundësuan parandalimin e një sulmi terrorist në Shën-Petërburg.

Sipas Zyrës së Shtypit të Presidencës Ruse, presidenti Putini është lutur Donald Trump-it t'i transmetojë gjithashtu mirënjohjen e tij drejtorit dhe stafit të CIA-s për informacionin e dhënë. Putini tha që pala ruse ka arrestuar terroristët që parashikonin të vendosnin eksplozivë në katedralen "Kazan" dhe në vendet më të frekuentuara të qytetit. Putini shtoi gjithashtu që, nëse organet ruse të zbulimit zotërojnë ndonjë informacion lidhur me sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të shtetasve të saj, do t'ia përcjellin atë palës amerikane pa kushte.

Shërbimet sekrete ruse (FSB) njoftuan të premten se kishin shpërbërë një celulë xhihadiste të Shtetit Islamik që përgatitej të bënte atentate më 16 dhjetor në Shën-Petërburg.

Gjithsej, shtatë veta u arrestuan të mërkurën dhe të enjten.

(Wang Xianya)    

Mrekulli
Lajmet Kryesore