Presidenti i Timorit Lindor vlerëson shërbimet e anijes spitalore kineze

2017-12-18 09:59:16 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Timorit Lindor Francisco 'Lu'Olo' Guterres dhe bashkëshortja e tij vizituan të dielën anijen spital të forcës detare kineze "Arka e Paqes". Ai vlerësoi lart shërbimet mjekësore të ofruara falas nga kjo anije për qytetarët e vendit të tij dhe tha se vizita e parë e anijes në Timorin Lindor ka shtuar kontaktet miqësore midis dy popujve dhe mishëron thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë vizitës presidenti kaloi në revistë trupat e forcës detare dhe më pas vizitoi qytetarët që po mjekoheshin. Kur pa nxjerrjen e një copë plumbi nëpërmjet operacionit nga një veteran ushtarak , 'Lu'Olo' shprehu kënaqësi dhe e vlerësoi kontributin e veçantë të mjekëve kinezë.

Që nga e enjtja e kaluar kur mbërriti në Dili, kryeqytetin e Timorit Lindor, anije spital "Arka e Paqes" ofroi shërbime mjekësore jo vetëm në bordin e saj, por ka dërguar dhe shumë grupe mjekësh në ishujt e tjerë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore